Me datë 28.11.2024 në ora 18:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.B. (35) nga Tetova. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan kokainë dhe sende me mbetje kokaine. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit në ngarkim të tij do të vijojë kallëzimi përkatës.TS