Përderisa temperaturat vazhdojnë të bien, sistemet e ngrohjes në shkollat ​​komunale të Gostivarit ende nuk janë ndezur, duke i lënë nxënësit pa ngrohtësinë elementare të nevojshme për të vijuar procesin e mësimit. Prindërit janë gjithnjë e më të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre, të cilët kërkojnë një mjedis të ngrohtë dhe të qëndrueshëm mësimi. Është e papranueshme që fëmijët tanë të lihen në të ftohtë ndërsa presin veprime nga autoritetet lokale. I bëjmë thirrje UD (ushtruesit të detyrës) kryetarit të Komunës së Gostivarit që të ketë prioritet mirëqenien e nxënësve tanë dhe të punojë drejt zgjidhjes së shpejtë të kësaj çështjeje. Duhet të shpenzohet më pak kohë për fotografimet e tija dhe më shumë për t’u siguruar që çdo klasë në Gostivar të ngrohet siç duhet Banorët e Gostivarit apelojnë deri te kryetari i komunës që ta trajtojë këtë çështje me urgjencë, duke u mundësuar nxënësve që të fokusohen në mësimet e tyre dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë në një mjedis që plotëson standardet bazike të procesit arsimor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume