Carlo Ancelotti ka folur për gabimin më të madh të karrierës së tij te Reali i Madridit. Ai pranoi se mosmarrëveshjet mbi pagën e tij ishin arsyeja që ai nuk arriti të zgjaste kontratën me klubin në 2014.

“Është e pamundur të marrësh vetëm vendimet e duhura gjatë tridhjetë viteve. Për shembull, bëra një gabim këtu në Madrid, pas sezonit tim të parë. Isha shumë pranë vazhdimit të kontratës, klubi donte të më mbante, por unë e shtyva shumë, në lidhje me pagën time, dhe ata ndaluan.

Ishte një gabim, më i madhi që mund të kisha bërë. Por më mësoi shumë”, tha trajneri.

Trajneri italian aktualisht është në detyrën e tij të dytë në klub, pasi u largua nga Real Madrid në 2015 dhe u kthye në 2021. Gjatë kohës së tij në klubin madrilen, Ancelotti e ka udhëhequr ekipin në 14 trofe, duke përfshirë dy tituj të La Ligës dhe tre Champions League.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume