Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez, e ka bllokuar motrën e saj në Instagram mes raportimeve për një prishje totale të marrëdhënies së tyre.
Georgina dhe Ivana Rodriguez duket se janë përfshirë në një konflikt familjar, pas veprimeve të tyre në rrjetet sociale që tregojnë për probleme mes tyre. Motrat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, e kanë bllokuar njëra tjetrën dhe kanë fshirë çdo foto ku janë së bashku, sipas Mundo Deportivo.
Fansat e vëmendshëm kanë vënë re se Ivana pothuajse nuk shfaqet fare në sezonin e ri të dokumentarit të Netflix, ‘I Am Georgina,’ pavarësisht rolit të saj të spikatur në dy sezonet e para.
Georgina udhëtoi nga Arabia Saudite në Spanjë në fillim të tetorit për të takuar Ivanën, por duket se marrëdhënia midis motrave ka pasur probleme që nga atëherë. Ka qenë një periudhë e vështirë për Rodriguez, e cila kaloi katër ditë në spital për shkak të pneumonisë muajin e kaluar.
Partnerja e Ronaldo-s është rikthyer në shtëpi për t’u rikuperuar dhe duket se është shëruar plotësisht pasi është parë duke darkuar me të dashurën e Neymar-it, Bruna Biancardi, në Arabinë Saudite.
Ivana është motra e madhe e Georgina-s dhe më parë ka pasur një marrëdhënie të afërt si me Georgina-n, ashtu edhe me Ronaldo-n. Ajo ka dy vajza me bashkëshortin Carlos Garcia, i cili gjithashtu është mik i ngushtë i Ronaldo-s.
Fansat kanë pasur mundësinë të shohin më shumë nga jeta e Ronaldo-s dhe Rodriguez përmes dokumentarit të saj dhe kanalit të yllit të Al-Nassr, ‘UR Cristiano’, në YouTube.
Ronaldo punon me një ekip prej 21 vetash në këtë kanal rekord, që i jep fansave mundësinë për të parë një anë tjetër të yllit portugez dhe familjes së tij, larg fushës së futbollit.