Cristiano Ronaldo çdo ditë e më shumë po i afrohet rekordit prej 1000 golavë të shënuar në karrierë.

Sonte, në ndeshjen e elitës së futbollit saudit, mes Al-Nassr dhe Al-Qadisiyah, e cila përfundoi 1-2 në të mirë të mysafirëve.

Ishte pikërisht Cristiano Ronaldo që e hapi serinë e golave në ndeshje, duke shënuar në minutën e 32-të, për golin e 911-të në karrierën e tij si futbollist.

Mysafirët e Al-Qadisiyah rikthyen gjithçka në të mirë të tyre, duke shënuar përmes Quinones e Aubameyang.

Al-Nassr gjendet në vendin e tretë në tabelë me 22 pikë në 11 ndeshje, derisa Al-Qadisiya në vendin e pestë me pikë të njëjta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume