Pau Cubarsí (17 vjeç) i frikësoi të gjithë gjatë ndeshjes kundër Crvena Zvezdas së Beogradit. Qendërmbrojtësi i Barçës u desh të largohej para kohe nga fusha në minutën e 63-të për shkak të një dëmtimi që pësoi në fytyrë për të cilin iu desh t’i nënshtrohej qepjes.

Shkak u bë një top që arriti në zonën e Barçës dhe që Cubarsí u përpoq ta largonte me kokë, ndërsa sulmuesi vendas, Spajic, me këmbën e djathtë. Fatkeqësia e mbrojtësit të Barçës është se sulmuesi i Crvena Zvezdas nuk goditi topin, por fytyrën Cubarsít.

LEXO EDHE:
Juventusi, ‘i fiksuar’ me partnerin e Zhegrovës në sulmin e Lille
Shokët e skuadrës së lojtarit të Barçës e kuptuan shpejt se qendërmbrojtësi kishte një plagë të rëndë për shkak se filloi gjakderdhja. Dr. Pruna u desh të futej me nxitim në fushë dhe pasi ndaloi gjakderdhjen e shkaktuar nga dëmtimi i Cubarsít, të dy shkuan në dhomat e zhveshjes.

Doktorit të Barçës iu desh të bënte dhjetë qepje në plagë për ta mbyllur atë. Klubi shpreson se ai mund të luajë të dielën e ardhshme kundër Real Sociedad.

https://twitter.com/i/status/1854289183050961171