Një grua është burgosur për shtatë vjet e gjysmë në Angli sepse e mbante vajzën e saj të mitur në këtë sirtar nën shtratin e saj. Fëmija u zbulua disa javë para ditëlindjes së saj të tretë. Cheshire Constabulary/PA Wire

Një nënë britanike është dënuar me burg, pasi e njëjta fshehu vajzën e saj në një dollap për tre vjet, për ta mbajtur të fshehtë nga partneri dhe fëmijët e tjerë.

Vajza, për të cilën prokurorët thanë se “nuk kishte parë kurrë dritën e ditës apo ajërin e pastër”, u zbulua vetëm kur një vizitor në shtëpinë e tyre e dëgjoi atë duke qarë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nëna e vajzës, e cila pranoi katër akuza për mizori ndaj fëmijëve në një seancë të mëparshme, u dënua në Gjykatën Chester Crown.

Gjykata tha se nëna fshehu vajzën duke e lënë atë në dollapin e krevatit të saj.

Tutje, u tha se fëmija nuk iu përgjigj emrit të saj kur u gjet, sepse ishte lënë vetëm për periudha të gjata dhe pa ushqim të mjaftueshëm.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com