Ka përfunduar pa fitues derbi më i madh i Bundesligës ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Muenchenit.
Të shtunën në mbrëmje, Dortmundi në shtëpi barazoi 1:1 me Bayernin në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit gjerman.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Jamie Gittens në minutën e 27-të.
Jamal Musiala në minutën e 85-të me asistimin e Michael Olises i barazoi shifrat për Bayernin.
Arijon Ibrahimoviqi ishte në bankën rezervë te skuadra e drejtuar nga trajneri, Vincent Kompany.
Bayerni mbetet lider me 29 pikë, derisa Dortmundi ka 20 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.