Skuadra e Besiktasit në kategorinë e femrave ka shënuar një fitore minimale 1:0 ndaj Galatasarayt në javën e tetë në Superligën e Turqisë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Halilaj.

Halilaj shënoi një gol të bukur në minutën e 47’të për t’ia siguruar tri pikë ekipit të saj.

Me këtë fitore, Besiktasi shkon në kuotën e 16 pikëve në pozitën e 3-të në tabelë.

Kujtojmë që Donjeta Halilaj më parë ka luajtur për skuadrat shqiptare, si Vllaznia e Shkodrës, Hajvalia dhe Mitrovica.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume