Dhjetë tifozë izraelitë janë plagosur dhe tre rezultojnë të zhdukur në sulmin ndaj tifozëve të Maccabi Tel Aviv në Amsterdam, që pasoi përfundimin e ndeshjes me Ajax, bëri me dije Ministria e Jashtme e Izraelit.
Sipas raportimeve nga Holanda, disa nga të plagosurit u goditën me thikë, ndërsa të tjerët, për t’i shpëtuar turmës, u hodhën në ujin e kanaleve që rrethojnë Amsterdamin.
Mediat holandeze thonë se shkak për shpërthimin e dhunës është bërë veprimi i izraelitëve të cilët grisën flamujt palestinezë që ishin varur në dritaret e shtëpive.
Nga ana tjetër, tifozët izraelitë kanë ngritur akuza për një sulm të organizuar. Siç pretendojnë ata, policia i ka lënë të përballen me rrezikun të pashoqëruar teksa kanë hipur në trena dhe janë drejtuar në hotelet e tyre.
“Policia holandeze na shiti për t’u linçuar nga arabët”, tha një tifoz pasi mbërriti në aeroportin e Amsterdamit i plagosur dhe i mbuluar me gjak, sipas Jerusalem Post.
Israeli Maccabi Tel Aviv fans tore down Palestinian flags from homes yesterday in Amsterdam, #Netherlands. pic.twitter.com/PJA1DMibKf
— NewsPoint (@HaberNoktam) November 8, 2024