Zbatimi i Agjendës reformuese është rrugë pa alternativë. Kështu theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në Konferencën e organizuar nga “Miqtë e Evropës” në Bruksel. Në panelin e diskutimit dedikuar zgjerimit të BE-së, ministrja potencoi se kjo Qeveri për 5 muaj nuk mund ta kompensojë atë që ka munguar në 7 vitet e kaluara, periudhë në të cilën shumë mjete janë kthyer në fondet e BE-së për shkak të moszbatimit të projekteve.

“Jemi fokusuar në përmbushjen e detyrave të caktuara. Ne jemi këtu jo vetëm për të treguar, por edhe për t’u dëshmuar vendeve evropiane se duam të jemi pjesë e familjes së BE-së. Nëse vendet e BE-së janë të fuqishme, edhe ne jemi të fuqishëm. Vendet e vogla ju ndjekin.

Kur ju jeni të fuqishëm, na motivoni që të punojmë më shumë. Jini të fuqishëm, punoni në bashkëpunim dhe inkurajoni vendet e vogla që të jenë të fuqishme”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska. Ajo shtoi se, Axhenda reformuese për zbatimin e Planit të rritjes është shumë e rëndësishme dhe i referohet reformave sinjifikative në administratën publike dhe menaxhimin e financave publike, tranzicionin dixhital dhe energjetik, kapitalin njerëzor, mjedisin afarist dhe sundimin e ligjit.

Bëri rishikim të veçantë edhe për reformat në fushën e menaxhimit të financave publike, me ç’rast potencoi se po përpiqemi në menaxhimin e financave publike në mënyrë që ta sigurojmë zbatimin efikas të politikave, përmirësimin e disiplinës financiare, menaxhimin e duhur të risqeve fiskale dhe përforcimin e qëndrueshmërisë fiskale. Ministrja gjatë vizitës në Bruksel do të mbajë takim edhe me përfaqësuesit e Drejtorisë së KE-së për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, si dhe do të ketë takim edhe me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume