Me njoftimin e tij, Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, shtoi spekulimet se babai i tij do të ndërpresë fondet për Ukrainën, domethënë përpjekjet e saj të luftës kundër Rusisë, me hyrjen në Shtëpinë e Bardhë.
Trump Jr shpërndau një video të postuar nga ish-kandidatja republikane për nënpresidente Sarah Palin në Instagram. “38 ditë të tjera derisa të humbisni paratë e xhepit”, thuhet në mesazhin në video, ku shihet lideri ukrainas duke qëndruar me një vështrim të trishtuar pranë presidentit të ri amerikan.
Gjatë fushatës, Trump dhe zëvendëspresidenti i sapozgjedhur JD Vance kritikuan administratën Biden për shpenzimin e miliarda dollarëve për ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Në qershor, Trump e quajti Zelenskyn “tregtarin më të madh të të gjithë politikanëve” në përgjigje të përpjekjeve të Kievit për të siguruar ndihmë shtesë nga SHBA.
BREAKING: Trump’s son Donald Trump Jr. posted a video on his Instagram about Ukraine and Zelensky: “POV: You’re 38 days from losing your allowance.” pic.twitter.com/yMfoVxKbTN
— AlexandruC4 (@AlexandruC4) November 10, 2024