Nga MPB njoftojnë se në aksidentin e sotëm në rajonin e fshatit Botun, rrugës drejt Ohrit ka ndërruar jetë një djal 22 vjeç dhe një femër 21 vjeçe. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:21 në autostradën në ndërtim, respektivisht te devijimi rrugor “Caro Pole”.

“Vetura “Audi” me targa të Kërçovës ka dalë nga rruga. Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se F.K. (22) dhe pasagjerja E.S., të dy nga Kërçova, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, shtojnë nga MPB.

Me urdhër të prokurorit, do të kryhet obduksion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume