Publikohet videoja e ngjarjes së rëndë të ndodhur më datë 21 nëntor në “Qytet Studenti”, ku u plagos me thikë 20-vjeçari Aron Demiraj.

Nga pamjet shihet autori, 19-vjeçarin Ajdin Ajazi, i cili teksa mban në dorën e djathtë një mjet prerës qëllon disa herë në drejtim të 20-vjeçarit.

Midis dy të rinjve ka pasur një përleshje fizike që ka vijuar disa minuta.

Ngjarja ndodhi pranë një universiteti privat në Qytetin Studenti.

I plagosur mori plagë të shumta në trup dhe qafë.

Ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar autorin dhe po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.