Një shqiptar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Londër të Anglisë. Mësohet se viktima është 38-vjeçari Anton Caku.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët, të cilët shprehin dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e papritur të djalit të tyre të dashur.

ADVERTISING

“Me hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta e djalit tone te dashur Anton Ndok Caku”, – shkruan babai i tij në rrjetet sociale.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 38-vjeçarit shqiptar, teksa autoritetet lokale po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.

Familja Caku, po përballet me dhimbjen e madhe dhe pritet të sjellë trupin e të ndjerit në atdhe, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume