Letra e drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Deharit si duket nuk ka arritur në kohë tek zyra e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Ibrahimi, i cili është edhe nënkryetar i Degës së BDI Tetovë, është shkarkuar nga Bordi Drejtues para se letra të arrijë te kryeministri.
“PRO” shkarkimit të Deharit votuan 3 anëtarë të Bordit Drejtues të “Malit Sharr”, gjersa 2 ishin kundër.
Kujtojmë që gjatë ditës Ibrahimi dërgoi letër publike deri te Mickoski, duke kërkuar që të mbetet drejtor i Parkut Kombëtar, pasi siç tha në letër, “sepse nuk është anëtar i asnjë partie politike”.