Eduart Kuqi gjatë spektaklit të së hënës në Big Brother VIP Kosova 3 kërkoi largimin nga ky format.
Derisa po vazhdonte Prime, ai ndërpreu moderatorët dhe tha se dëshiron të largohet nga shtëpia.
I njëjti theksoi se ka shumë arsye dhe se nuk dëshiron të qëndrojë më shumë në këtë reality shou.
“Unë do të dalë nga shtëpia sot”, tha ai.
Tutje, Edi shtoi: “Ka shumë arsye, kam folur edhe me Vëllanë e Madh, kanë qenë disa arsye të mëdha. Është e imja pse unë dua të largohem prej shtëpisë, nuk kam asgjë me banorët”.