Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani ka folur lidhur me konfiskimin e armatimit nga ana e policisë në Zveçan të vendit gjatë ditës së sotme.

Elshani ka thënë se aktualisht nuk mund të flasin për identitetin e personit të cilit i është gjet armatimi, meqë ai është me interes për policinë për sulmin e Banjskës.

“Ky person është në interes për neve për rastin e Banjskës”, ka thënë Elshani në RTV Dukagjini.

“Konsiderojmë se këto armë të cilat janë gjetur këtu lidhen me këtë person”, ka thënë ai pa dhënë detaje se a janë gjetur ato në pronat e tij apo në vendet ku ka operuar personi i dyshuar.

Ai ka folur rreth aksionit dhe gjetjes së armatimit.

“Kemi pranuar informacion të saktë se ku gjinden se ato i kemi gjet ndër dhe të groposura”, duke shtuar se policia fillimisht ka gjetur buren/kavanozen e parë ku edhe janë gjet uniforma, kallashnikovë dhe municion.