Në kongresin e gjashtë të rregullt, i cili u mbajt sot në Shkup, me mbështetjen unanime të delegatëve të partisë, Enes Ibrahimi u rizgjodh kryetar i Partisë për Lëvizjen e Turqve (THP). Siç njoftojnë nga partia, në kongres morën pjesë përfaqësues të shumtë të lartë politikë nga vendi, si dhe nga Republika e Turqisë dhe vendet fqinje.
“Kryetari Ibrahim në fjalën e tij theksoi se Partia për Lëvizjen e Turqve gjatë 25 viteve të ekzistencës së saj ka treguar se dallon nga subjektet e tjera politike, falë vizionit, kapacitetit, idealeve, dinjitetit dhe parimeve.
Ibrahimi theksoi se rruga drejt Bashkimit Europian duhet të vazhdojë, sepse anëtarësimi në BE do të sjellë standarde evropiane, një gjyqësor të pavarur, paga më të larta, subvencione dhe zhvillim demokratik, gjë që do të përmirësojë pozitën e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratë.