Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda ngarkuese përmes qafës malore Strazhë është hequr në orën 10:40, informojnë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende malore vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të Rrugëve të Maqedonisë. Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet e kalueshme.

Kompetentën bëjnë thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe adaptim të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume