Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Amerikane të Shëndetit Publik (APHA) thotë se ai dhe organizata e tij do të “kundërshtojnë absolutisht” emërimin nga Donald Trumpi të Robert F Kennedy Jr si sekretar shëndetësor.

Duke folur për BBC Neësday, Georges C Benjamin denoncon ashpër kualifikimet e tijpër këtë rol.

“Ai nuk është kompetent nga trajnimi, aftësitë e menaxhimit, temperamenti apo besimi për të pasur këtë punë. Ai është absolutisht njeriu i gabuar për këtë,” thotë Benjamin.

“Ai është me të vërtetë thjesht një person pa përvojë shëndetësore, i cili tashmë ka shkaktuar dëme të mëdha në shëndetin në vend”, transmeton Klankosova.tv.

Benjamin ka përmendur komentet e mëparshme të Kenedit që pyesnin sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave dhe çfarë mund të ndodhte nëse do të kishte një tjetër pandemi gjatë mandatit të tij.

Ai vazhdon: “Ne do të flasim me publikun, do të flasim me median, do të flasim me anëtarët e Kongresit – ne do të mbrojmë me zë të lartë dhe sa më shpesh që të mundemi për t’u siguruar që njerëzit ta dinë se çfarë rreziku paraqet ai për publikun dhe shëndetin publik”, transmeton Klankosova.tv