Videoja ku trajneri kosovar, Valmir Fetiu godet me shuplakë tetëvjeçaren, Valina Fetiun, të bijën e tij, pas humbjes nga serbja Nina Saviq, në Kampionatin Evropian të Taekëondo-së, është shpërndarë gjithandej, duke bërë bujë të madhe.

Ai ka thënë se qëllimi i tij ishte vetëm ta qetësonte të bijën e tij, e cila thotë se ishte e zemëruar nga humbja prej serbes.

“Ajo është vajza ime dhe më shumë se unë, nuk e do askush. Në momentin që vajza ishte e ç’orientuar dhe e zemëruar se humbi nga garuesja serbe, u shtri në tokë duke mos mundur me pranuar humbjen. Unë thjeshtë doja ta qetësoja dhe t’ia bëja me dije se përkundër humbjes, është nën-kampione dhe do të ketë raste tjera”, ka thënë Fetiu për “Klan Kosova”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume