Te një pjesë të gjyqësorit kohëve të fundit vërehet përmirësim por në pjesën më të madhe ka stagnim, gjegjësisht përsëritje të problemeve të njejta të cilat me vite zvarriten në sistemin gjyqësor. Kështu vlersojnë nga “Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë”, të cilët drejtpërdrejtë marrin pjesë në ndjekjen e proceseve gjyqësore dhe në procesin e reformave në drejtësi.
“Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes është kryesisht i njejtë siç ishte vitin e kaluar. Përmirësime të caktuara vërehen përshkak të faktit se viti i kaluar ishte shënuar si viti më i keq për gjyqësorin në vend. Është e pritshme që këtë vit nuk do të përsëriten këto ndodhi të padëshiruara. Por ato kanë efekt të njejtë dhe për këtë qëllim përsëriten dhe akoma ndjehen pasjat e tyre në praktikë” – tha Darko Avramovski, nga Koalicioni, “Të gjtihë për gjykim të drejtë”.
Avramovski ka vërejtje edhe në Zgjedhjen e kryetarëve të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve në Bordin Drjtues të Akademisë së Gykatësve dhe prokurorëve, që siç thotë ai tregon edhe një dështim, pasi nuk kishte zgjedhje trasnparente dhe inkluzive.
Zgjidhja e tyre është në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe kjo nuk kontribon në rritjen e besimit të qytetarëve, vlerësojnë nga Koalicioni “Të gjtihë për gjykim të drejtë”.
“Gjendja e tillë nuk kontribuon aspak që të përmirësohet perceptimi i qytetarëve dhe për të fituar raporte pozitive për luftën kundër korrupsionit. Që të mund të themi se ka një hap para që është bërë me vullnet të mirë dhe ndërgjegje, me qëllim që të ketë progres të gjendjes dhe jo të kënaqen kritik të caktuar apo ti tregohet komunitetit ndërkombëtare se po e kryejmë detyrën.” – deklaroi Darko Avramovski.
Besimi te Gjyqësori, qytetarët të ndarë në mendime
Ndërkohë, qytetarët e anketuar shprehin qëndrime të ndara sa i përket besimit në institucionet e drejtësisë, por pjesa dërmuese nuk kanë besim te gjyqësori.
“Nuk u besoj. Nuk janë të drejtë dhe real ndaj qytetarëve. Unë personalisht nuk e kam psur rastin ,por siç shohim në TV ,nuk ka drejtësi.”
“Ashtu, nuk u besoj. Asnjë process për reforma nuk përfundon siç duhet. Vetëm flitet por asgjë nuk përfundon me sukses.”
“Jo, deri më tani nuk kam pasur as një rast. Nuk edi a ju besoj, por gjithmonë mundet të jetë më mirë. Besimi ëstë individual mesiguri shumë gjëra duhet të përmirsohen.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Në uljen e besueshmërisë së qytetarëve ndikojnë edhe zhvillimet e fundit në prokurori, përkatësisht rasti me prokurorin e lartë publik Mustafa Hajrullahi, i cili u ankua se kryeprokurori Lupço Kocevski ka ushtruar presion për suspendimin e tij, akuza që u mohuan nga Prokuroria Themelore Publike, si dhe u njoftua për kallëzime penale.
Kjo kontribon për uljen e besimit tek qytetarët, sidomos nëse pas kësaj nuk vërehet ndonjë përfundim transparent dhe llogaridhënës për rastin vlersojnë nga Koalicioni, “Të gjithë për gjykim të drejtë.”