Gjendja shëndetësore e të plagosurit gjatë mëngjesit të sotëm në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, është stabile.
Kështu ka konfirmuar për Klan Kosova, mjeku Egzon Duraku.
Viktima ka marrë plagë në këmbën e majtë, ndërkohë është në pritje për ekzaminime të mëtutjeshme dhe të merret vendimi për lirimin e tij, njofton Klankosova.tv.
Rastin e plagosjes për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tregoi se plagosja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.