Gjermania ka shënuar fitore të thellë 7:0 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Musiala kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes.

Kleindienst e dyfishoi epërsinë në minutën e23-të, para se Havertz të shënonte në minutën e 37-të për 3:0, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në fillim të pjesës së dytë ishte Florian Ëirtz që ndezi motorët duke shënuar dy gola të shpejtë në minutën e 50-të dhe 57-të.

Leroy Sane shënoi për 6:0 në minutën e 66-të, kurse Kleindienst shënoi për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Gjermania tani shkon në kuotën e 13 pikëve dhe e siguron pozitën e parë në grupin e tretë të ligës A në Ligën e Kombeve.

Në anën tjetër, Bosnja dhe Hercegovina mbetet e fundit dhe në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të jetë pjesë e Ligës B.