Gazetari dhe analisti nga Kosova, Lirim Mehmetaj përmes një statusi në Facebook, ka reaguar paa deklaratës së kryeministrit Kurti se gjuha shqipe nuk është zyrtare.
Në reagimin e tij, Mehmetaj është i ashpër me Kurtin dhe vlerëson lartë angazhimin e kreut të BDI-së për zyrtarizimin e shqipes në RMV.
Mehmetaj thotë se shqipja është zyrtare në Maqedoni edhe pse Kurti thotë të kundërtën.
Sipas Mehmetajt, Kurti i beson Gjykatës Kushtetuese që anluoi masën e Balancuesit.
Reagimi i plotë:
Ne Maqedonine Veriore aktualisht eshte e percaktuar me ligj qe gjuha e cila flitet me mbi 20% te popullates eshte gjuhe zyrtare.
Ali Ahmeti pati arrite me fute aty ne kllapa (Gjuha Shqipe).
Tash, qe qeveria fashiste pro serbe ne Maqedonine e Veriut po deshiron ta eliminoje kete theksim, Albin Kurti ka dal ne mbrojtje te kesaj nisme dhe tha se “i besoj Gjykates Kushtetuese te Maqedonise”.
Pra, Kurti po i beson kesaj Gjykate Kushtetuese, e cila e anuloi “balancuesin”, instrument ky qe solli mijera punsime per shqiptaret duke tenuar barazine etnike ne administrate.
Tash, ju thoni cka te doni, po nese nuk eshte pune kunder shqiptareve kjo, une nuk e di cka eshte.