Disa gra liberale kanë shpallur një “grevë seksi” për të ndëshkuar burrat që kanë votuar për Trump, si një protestë kundër rezultatit të zgjedhjeve.
Frymëzuar nga lëvizja feministe koreane “4B”, ato zotohen të mos kenë marrëdhënie intime, të mos dalin në takime, të mos martohen dhe të mos bëjnë fëmijë me burra për të katër vitet e ardhshme.
Përmes disa videove në rrjetet sociale ato inkurajojnë vajzat dhe gratë që t’u bashkohen nismës dhe të fshijnë aplikacionet e takimeve për të “ushtruar sovranitetin” mbi trupat e tyre.