Ndërkohë Arjanit Hoxha ka reaguar duke theksuar se në kohën kur ka ushtruar postin e Ministri të Bujqësisë ka propozuar ndryshimin e Rregullores për funksionim të Policisë Pyjore dhe sipas tij është miratuar nga Qeveria dhe më pas publikuar në Gazetën Zyrtare. Hoxha thekson së komandanti i stacionit policor Shkup, tre javë pas vendimit në 14 Tetor të vitit 2021 ka bërë publike në uniformën e tij emblemën edhe në gjuhën shqipe.

Reagimi i plotë i Arjanit Hoxhës:

REAGIM ndaj kronikës së lajmeve në TV Alsat-M për implementimin e gjuhës shqipe në kohën kur kam drejtuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave!

Me gjithë respektin për televizionin nacional ALSAT-M, e kam patjetër të reagoj apo të sqaroj opinionin publik se në kohën kur kam ushtrur postin e ministrit në MBPEU kam propozuar ndryshimin e Rregullores për funksionim të Policisë Pyjore dhe e njejta është miratuar nga Qeveria dhe më pas e publikuar më 24.09.2021 në Gazetën Zyrtare nr.220, nga ku komandanti i stacionit policor Shkup (shqiptari i vetëm që u ndryshua nga qeverisja aktuale) tre javë pas vendimit (më date 14 Tetor 2021) ka bërë publike në uniformën e tij amblemin edhe në gjuhën shqipe.
Të gjitha këto me dëshmi mund ti shihni në fotot më poshtë.

Për në fund, të gjitha tentativat për të arsyetuar përfaqësuesit jolegjitim në qeverisje aktuale se gjoja ata ballafaqohen me probleme shkaku i qeverisjeve të kaluara i’u rikujtoj se të gjithë ata kanë qenë dikush më shum e dikush më pak në qeverisje që nga sjellja e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, prandaj në vend të ankohen duhet ta kuptojnë se kur merr përgjegjësi në qeverisje duhet të bësh punë edhe të korigjosh gabime nëse ka, dhe jo të kalojnë kohën duke shijuar benefitet e pushtetit ndërsa për çdo vështirësi të akuzojnë të tjerët.