Një grua në cilësinë e këmbësores ka humbur jetën sot në fshatin Drenoc të Klinës.
Dyshohet se viktima u goditë nga një veturë teksa po e kalonte rrugën.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur”, tha Gashi.
Sipas raportimeve të mediave, gruaja që u godit për vdekje nga një veturë është 76-vjeçare.