Lëvizja e Rúben Amorimit nga stoli i Sportingut drejt Manchester United e vendosi Viktor Gyokeres, sulmues suedez që po shkëlqen tek ekipi portugez, në qendër të vëmendjes në Angli, megjithatë nuk është vetëm në tokat e Madhërisë së Tij që sulmuesi i Sportingut po lakmohet. Një pretendues më shumë se serioz shfaqet nga Gjermania.

Sipas “Bild”, Bayerni i Mynihut ka një listë me katër objektiva për sulmin, me synimin për të përforcuar gamën e opsioneve në sektorin e avancuar, që ka si referencë ndërkombëtarin anglez, Harry Kane, dhe suedezi është ndër emrat e referuar.

LEXO EDHE:
Valdano gjen përgjejësit e dështimit të Realit: Ancelotti dhe… Toni Kroos
Përveç lojtarit 26-vjeçar, vëmendjen e bavarezëve e kanë merituar edhe Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt), Benjamin Sesko dhe Lois Openda (Leipzig).

Në rastin e Gyokeres, gjermanët përballen jo vetëm me klauzolën e lirimit, me vlerë 100 milionë euro, por edhe konkurrencën e fortë nga klubet e tjera të mëdha evropiane.