Ibrahimi nga Kërçova: A është i gatshëm Ali Ahmeti të garantojë se nuk ka hyrë në dhomën 161 dhe nuk ka qenë i gatshëm ta dorëzojë Kërçovën?

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, mbrëmë gjatë një takimi në Kërçovë, adresoi akuzat e opozitës se koalicioni VLEN ka hyrë në qeveri me një marrëveshje që përfshin kompromisin për Kërçovën. Në fjalimin e tij, Ibrahimi i hodhi poshtë këto pretendime, duke e cilësuar si shpifje
dhe spekulim politik.
“Ju garantoj me përgjegjësinë më të lartë se kjo nuk ka ndodhur. Kërçova nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje të fshehtë apo të hapur.
Alternativa në kuadër të koalicionit VLEN, ka hyrë në qeveri me qëllimin e vetëm për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur interesat e tyre,” theksoi Ibrahimi, përcjell TS.
Në vijim, ai drejtoi një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e pyetur nëse edhe ai mund të japë një garanci të ngjashme:
“A është i gatshëm Ali Ahmeti të garantojë se nuk ka hyrë në dhomën 161 dhe nuk ka qenë i gatshëm ta dorëzojë Kërçovën?”/TS/