Humbja e pësuar në ‘Bernabeu’ përballë Milanit në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve vazhdon të shkaktojë shumë diskutime te Reali i Madridit, por jo vetëm. E njëjta gjë po ndodh edhe në Francë, ku nuk ndalet diskutimet për paraqitjet e dobëta të Kylian Mbappesë në ndeshjet e para me fanellën e bardhë.
Goditja e fundit ndaj ish-it të PSG-së erdhi pak orë më parë nga një tjetër lojtar që kishte veshur fanellën e Parisit në karrierën e tij: Jerome Rothen.
LEXO EDHE:
Nagelsmann zbulon emrat e ftuar për dy ndeshjet e fundit në Nations League
“Ai ishte ylli i verës – shpjegon ai në lidhje me sensacionin e madh të krijuar nga transferimi i tij. – “Reali i Madridit fitoi gjithçka sezonin e kaluar, me një ekip dhe lojtarë që treguan guximin e tyre në fushë. Fatkeqësisht, kam përshtypjen se e gjitha kjo është zhdukur. Kyliani i kristalizon të gjitha këto. Prania e tij i frustron disa. Të tjerët kanë ndryshuar role ose nuk luajnë më.
Është e qartë se duhet një kohë e nevojshme përshtatjeje kur ndërron ekip, por kur je ndër lojtarët më të mirë në botë, e gjitha kjo duhet të ndodhë shpejt. Jemi në muajin nëntor dhe tani Mbappe duhet të mbajë përgjegjësi. Mendoj se edhe lëvizjet e tij si qendërsulmues po përkeqësohen. Unë e shoh atë duke bërë gjëra që janë saktësisht e kundërta e asaj që kërkon loja e Realit. Është një barrë, një barrë e rëndë për skuadrën. Fatkeqësisht, Mbappe është kryesisht përgjegjës për këtë fillim të keq të Realit të Madridit.”