“28 Nëntori është ditë historike për gjithë shqiptarët. 112 vite më parë lindi e pavarura Shqipëri, si një shtet që edhe sot rrezaton paqe e krenari kombëtare.
Dita e Flamurit është festë përkujtimi e nderimi për burrat e gratë që shkruan historinë e kombit tonë, ndërsa vlerat e tyre edhe sot ndriçojnë të ardhmen tonë kolektive. Është dita kur flamuri ynë, me shqiponjën krenare e me ngjyrat kuq e zi, na bashkon përtej kufijve, duke forcuar besimin se uniteti dhe përkushtimi ndaj idealeve kombëtare janë forca jonë më e madhe.
Uroj që kjo festë të shërbejë si burim frymëzimi për ruajtjen e vlerave tona dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë.
Rroftë populli shqiptar dhe fryma e bashkimit që kjo ditë simbolizon!” ka shkruar Mexhiti