Vitin tjetër do të punojmë për zgjidhje të re ligjore e cila do të avancojë standardin studenor, gjegjësisht do të mundësojë funksionim më të mirë të konvikteve studentore dhe më shumë mundësi për qytetarët e ardhshëm akademikë, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës prof. Vesna Janevska në diskutimin e sotëm në Kuvend me rastin e raportit të auditimit të Entit Shtetëror për Revizion në temën: Efikasiteti i masave, politikave dhe projekteve për plotësimin e kushteve në të cilat funksionojnë konviktet shtetërore dhe zhvillimi i standardit studentor.
“Problemet e mëdha lindin duke injoruar të voglat. Pikërisht këtë e bëri qeveria paraprake dhe prandaj për këtë arysje kemi ardhur në këtë gjendje ku janë konviktet studentore në terma zhargon – para falimentimit. Ne do të munodhemi t’i tejkalojmë të gjitha sfidat, t’i mbështesim të rinjtë tanë sa më shumë që të jetë e mundur, të edukohen këtu dhe të qëndrojnë në vendin e tyre”, tha Janevska, duke shtuar se raporti i auditimit do të jetë udhërrëfyes sipas së cilës do ta udhëheq ministria në periudhën e ardhshme.
Ministrja theksoi arsye të shumta për përgatitjen e Ligjit të ri për Standardet e Studentëve.

Në bazë të ligjit aktual, MASH financon 50% të çmimit për akomodimin në konvitke. Ky çmim është 6820 denarë, kështu që studenti paguan 3410 denarë, të cilat nuk mjaftojnë që konviktet të jenë të vetëqëndrueshme. Por nëqoftëse vendosim ta rrisim çmimin deri në 14.680 denarë, siç sugjeron auditori në këtë raport, do të jetë shok edhe për studentët edhe për shtetin, sepse përnjëherë do të duhet të paguajnë çmim 100% më të lartë. Rritja duhej të ishte në etapa, por asnjë ministër nuk e inkurajoi veten, duke u friksuar se mos shkaktonte revoltë studentore dhe humbje të pikëve politike”, tha Janevska.

Ajo tha se ligji e lejon, ndërsa gjithashtu ministria u përgjigjet shpeshherë kërkesave të konvikteve dhe mbulon një pjesë të madhe të shpenzimeve të përgjithshme që ato i raportojnë si të paparashikuara, por ky është problem, sepse ministria shpenzon pjesë të paplanifikuar nga buxheti i saj i kufizuar.
“Plani është zgjidhje e re ligjore për definimin e modelit të financimit të konvikteve, i cili do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme financiare konform me nevojat reale të konvikteve , ndërsa e njëjta nuk do të shkaktojë barrë financiare për studentët”, shtoi Janevska.

Si arsye për shkak të të cilës është i domosdoshëm ndryshimi i Ligjit për Standardet Studentore, u shënua edhe mënyra se si është rregulluar ndarja e bursave. Zgjidhja e deritanishme përcakton përqindje të darjes së bursave në bazë të fushave, ku disa kategori nuk shfrytëzohen plotësisht, ndërsa mjetet mbesin të pa realizuara. Gjithashtu që kjo të mos të ndodhë në të ardhmen, është e nevojshme të rregullohet mënyra e ndarjes së bursave me akt nënligjor, i cili mund të ndryshohet sipas nevojave për të stimuluar regjistrimin në programe të caktuara studimore.

Gjatë kohës së diskutimit ministrja Janevska iu referua edhe Ligjit për Subvencionimin e Racionit për Studentë, i cili, sipas raportit të auditimit, nuk garanton se mjetet e ndara për studentët përdoren ekskluzivisht për ushqim.
“Subvencionimi i racionit për studentë i kushton ministrisë 800 milionë denarë në vit. Me këto para, MASH mund të bëjë shumë për standardin studentor, por gjithsesi ne nuk kemi ndërmend të shfuqizojmë ligjin. Do të mundohemi ta rregullojmë edhe atë”, tha ministrja.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës tanimë veproi për disa nga vërejtjet e auditorit shtetëror. Gjithashtu është dixhitalizuar plotësisht procedura për aplikimin për bursa, për ushqim dhe akomodim në konvikte studentore, janë vendosur regjistrat e bursistëve shtetërorë jashtë vendit dhe konviktet studentore, ndërsa filloi edhe rikonstruimi në etapa i konvikteve.