Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit me djegien e flamurit shqiptar dhe ngjarjeve në Veri të Kosovës.

“Aktet e fundit me djegien e flamurit kombëtar, atë shtetëror, si dhe shpërthimin në Veri të Kosovës, tregojnë se edhe më tej dikush dëshiron që Ballkani te mbetet në të kaluarën e mbushur me plotë kaos, tragjedi dhe i shkatërruar!
Dënojmë ashpër të gjitha veprimet e fundit dhe kërkojmë nga autoritetet që të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Qytetarët të mos bien pre e këtyre skenarëve me prapavije politike edhe ndëretnike!”, ka shkruar Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume