Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu.

“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar”, tha Rexhepi-Gërxhaliu per Klan Kosova.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme.