Zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për politikat e mirëqeverisjes, Arben Fetai, sot u takua me drejtorin e Institutit të Financave dhe Kontabilitetit Publik (CIPFA), Khalid Hamid, dhe drejtorin e Entit shtetëror të revizionit, Maksim Acevski. Gjatë takimit u diskutua për gjetjen e një qasje inkluzive në menaxhimin e rrezikut të korrupsionit në sektorin publik.
U diskutua gjithashtu mundësia e krijimit të një Agjencie për Edukimin e Menaxherëve dhe Punonjësve të Sektorit Publik, duke theksuar se përgatitja e pamjaftueshme profesionale e udhëheqësve të institucioneve mund të paraqesë një faktor të mundshëm rreziku për shfaqjen e korrupsionit.
U konstatuan se krijimi i Agjencisë mund të kontribuonte në forcimin e institucioneve të sektorit publik në parandalimin e korrupsionit, si dhe përmirësime sistemore të kontrolleve të brendshme, duke forcuar përpjekjet për një luftë efektive kundër korrupsionit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume