UEFA ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, vendosi se Kosova është përgjegjëse për braktisjen e ndeshjes kundër Rumanisë, duke e humbur atë me rezultat zyrtar 3:0.
Kujtojmë se në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kombeve, lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha në minutën e 92-të, për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë në Arenën Kombëtare në Bukuresht. Tifozët rumunë bën provokime me thirrje si “Kosova është Serbi”.
Federata e Kosovës reagoi publikisht duke shpjeguar se çfarë ndodhi dhe sqaron se “për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s”.
Kosova me triumfin përballë Lituanisë është konfirmuar në vendin e dytë, ndërsa bëhet gati për play-off me një prej vendeve të treta të Ligës B.
Rumania qendron e para ndërsa me vendimin e UEFA-s për ti dhënë në tavolinë fitoren përballë Kosovës asaj i janë shtuar edhe tre pikë.