Një ngjarje ka mundur të ketë përfundim tragjik.

Në Split të Kroacisë, mesnatën e së shtunës një taksi ra në det.

Siç raportojnë mediat kroate, edhe shoferi edhe pasagjeri arritën të dalin në breg duke notuar dhe nuk kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia ka dalur në terren dhe përmes hetimeve kanë konstatuar se taksisti 65-vjeçar nuk ka frenuar me kohë pasi nuk ka përshtatur shpejtësinë me gjendjen dhe kushtet në rrugë, për këtë arsye ka rënë në det.

Vetura u nxor nga deti, ndërsa policia deklaron se do të sanksionojë vozitësin e automjetit për shkelje të nenit 51 të Ligjit për sigurinë në komunikacionin Rrugor.

Po ashtu është regjistruar pikërisht momenti i rënies në det.

Taksi shihet duke ecur ngadalë dhe pak para se të bjerë, kthehet.

Duket se shoferi në momentin e aksidentit nuk e kishte ditur se tutje s’kishte tokë, por det, transmeton Klankosova.tv