Kryeministri Mickoski do të merr pjesë në fillimin e rikonstruimit të sallës së sportit “Rasadnik” në Komunën e Kisella Vodës

Sot, më datë 29.11.2024 (e premte) në orën 12:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski do të merr pjesë në fillimin e rikonstruimit të sallës së sportit “Rasadnik” në Komunën e Kisella Vodës.
Rikonstruimi kushton rreth 90.000.000 denarë, i financuar përmes Ministrisë së Sportit.
Me rikonstruimin është planifikuar që salla e sportit “Rasadnik” të ketë hapësirë për hendboll, basketboll, futsall, volejboll, si dhe hapësirë afariste që do të jepet me qira, e gjitha kjo me qëllim që salla e sportit të jetë fitimprurëse.
Komuna e Kisella Vodës merr sallën e sportit nga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Objekteve Sportive pa borxhe.
Pas 30 vitesh neglizhencë, më në fund nis rikonstruimi i sallës “Rasadnik”, të cilës do t’i kthehet shkëlqimi.
Kryeministri Mickoski është paraparë të jep deklaratë për media.