Kryeministri Mickoski në vizitë në Komunën e Jegunovcit, ku do të prezantojë disa projekte të realizuara

Ju njoftojmë se nesër, më datë 30.11.2024 (e shtunë), në orën 13:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të vizitojë Komunën e Jegunovcit, ku do të vizitojë vendbanimet e mëposhtme:
– Vendbanimin Tudence, ku është duke u ndërtuar park dhe shëtitore. Vlera e projektit është 1.200.000 denarë, e financuar nga buxheti i Komunës së Jegunovcit.
– Vendbanimin Raotincë, ku është realizuar rinovimi i plotë i pjesës së brendshme të shkollës dhe vendosja e fasadës termoizoluese në pjesën e jashtme të të gjithë ndërtesës shkollore. Mjetet për këtë projekt janë siguruar nga buxheti i Komunës së Jegunovcit në vlerë prej 1.000.000 denarë.
– Vendbanimin Jegunovc, ku po zhvillohet rikonstruksioni i plotë i rrugëve lokale në fshatin Jegunovcë dhe vendosja e kanalizimeve atmosferike në gjatësi prej 3000 metrash, si dhe asfaltimi i rrugëve të njëjta në gjatësi prej 3000 metrash me mjetet e siguruara në vlerë prej 37.000.000 denarë nga Ministria e Transportit dhe nga buxheti i Komunës së Jegunovcit. Parashikohet që këtu Kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.
– Vendbanimin Vratnicë, ku po zhvillohet riadaptimi i objektit ekzistues të shkollës fillore “Simçe Nastoski”, duke e shndërruar atë nga një konvikt në kopsht për fëmijë. Rinovimi i plotë i pjesës së brendshme të kopshtit është financuar me një shumë prej 900.000 denarësh nga buxheti i Komunës së Jegunovcës, ndërsa mobilimi është siguruar nga Ministria për Politikë Sociale, Rini dhe Demografi.
E ftojmë median Tuaj të ndjekë deklaratën e Kryeministrit Mickoski.