Kurti për shpërthimin në Ibër-Lepencë: Rrezikohet që gjysma e Kosovës të mbesin pa rrymë dhe ujë që nga mëngjesi

“Nëse dëmi nuk riparohet një pjesë e Kosovës mbesin pa energji elektrike që në mëngjes, disa qytete dhe gjysma e Prishtinës rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijshëm”, kështu ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sonte pas shpërthimit në kanalin e Ibër – Lepencit.
Kurti ka përmendur sulmet e fundit në veri, ndërsa tha se ky i sotmi ishte më i rëndi, transmeton Zeri,
“Vetëm ditëve të fundit sulme me granata dore në Zvecan, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes afër komunës së Zvecanit dhe sonte ishte akti më i rëndë ku me mjete shpërthyese u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit për nga ku furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë dhe KEK-u”, tha kreu i Qeverisë.
Kurti tha se Policia tashmë është në vendin e ngjarjes dhe në kryerje të detyrës dhe se furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë përkohësisht.