MUHAMED HALILI

Një nismë e Gjykatës kushtetuese të Maqedonisë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve i rriti tensionet midis partive politike në Maqedoni.
Përfaqsuesit e partisë që 22 vite, në emër të fitimit të të drejtave të shqiptarëve, nga varfanjakë ordinerë, u bënë multimilionerë m në kot ia filluan vajtimit të qyqeve për “humbjen” e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoni për asgjë tjetër jo , përveç faktit se nuk janë më pjesë e qeverisë pastër dyetnike ( maqedono-shqiptare) dhe nuk e kanë privilegjin ta diskriminojnë edhe më shqiptarin e varfër jopartiak derisa t’i dorëzohet fatit të keq të jetës.
Njësoj si Alfons Dode, shkrimtar francez që shkrimet e tia i botoi në një përmbledhje rrëfenjash titulluar “Letra nga mulliri Im”, Abaz Xhuka i “Frontit Evropian ” i ulur në Lugun e mullirit të gjyshit në këtë diell vjeshtor filloi t’ju shkruaj letra miqëve tanë ndërkombëtarë, njerëzve eminent të botës si Macronit, Sholcit, Fon der Layen-it, amerikanit Blinken, shqiptarit të Shtetit Autonom të Bektashinjëve në krye me Baba Mondin dhe letër kosovarit Albin Kurti i cili “deshi” Kosovën “ ta kthej” përsëri në Sërbi (siç thoshte Alija) ashtu siç Vuçiqi ia preferonte Edi Ramës.
Në këto letra ai i informonte liderët botëror se me veprimet e tyre Mickoski, Izeti, Arben Taravari, Bilalli, Gashi e kishin cënuar pozitën “kushtetuese” tenderiste të pronarëve inteligjentë të familjes Soravia deri në atë masë sa pritet një destabilizim në përmasa rajonale me pasoja tragjike të kthimit të Abazit në qeverinë multietnike të komuniteteve të shkruara në Kushtetutë duke përfshirë këtu edhe 3500 bullgarët e Zaevi dhe Borisovit.
Për Bilallin dihet: duhet bërë çdo gjë Besa të shkatrohet. Ai i pari e mposhti Aliun në Tetovë. Izeti ia prishi Pallatin e ëndrrave dhe mbretërinë e luksit. Taravari nuk ia pranoi lutjet. Etj, etj.
Ajo që ishte më tragjike dhe njëkohësisht më qesharake ishte kur Komandanti i Frontit (Revolucionar!) evropian paralajmëroi se e gjithë Shutka dhe të gjithë shqiptarët do të ngrihen në këmbë ta mbrojnë gjuhën shqipe.
A harroi komandanti se i është drejtuar një komuniteti shumicë rom dhe gjatë fjalimit nuk e tha asnjë fjalë për gjuhën e tyre, për shkollat e tyre substandarde, për nivelin e ulët të ekzistencës. Për mjerimin e jetesës së tyre!
Pse harroi komandanti se për herë të parë pas 33 viteve romët nuk kanë deputet rom në parlament? Edhe atë duke qenë në koalicion me Frontin Revolucionar.
Në këto letra dhe filipike Abazi i porosite liderët e VLEN-it ta lëshojnë sa më shpejt qeverinë se kjo do të jetë në të mirë për familjet e tyre.
Por ç’të bëhet me karrigën e butë të Alisë dhe të tjerëve në Front, Ilires, Selës, në Parlament? Ç’të duhet Parlamenti pa Qeveri?
Ai harroi se flitet e shkruhet se të qenunit gjatë (mbi 20 vite!) në qeveri familjes së tij i solli benefite të ndryshme, të pa përjetuara deri tani, pasuri multimilionshe e jo dëme siç i porositë pasardhësit e tij të VLEN-it..
Falë politikës ai e mbylli mullirin e ujit të gjyshit të tij në Zajazin e vogël dhe hapi “mullirin” elektrik të Soravias në Shkupin dardan të shqiptarëve shumë herë të përdorur në fjalorin e tij “patriotik” .
Ç’ ËSHTË POLITIKA GJUHËSORE?
Shtetet mirë të organizuara dhe me traditë gjuhësore e hartojnë politikën e tyre gjuhësore e cila ka synime të ndryshme siç janë modernizimi i leksikut, zhvillimi dhe mbrojtja e gjuhës, , marrëdhëniet me gjuhët tjera, synimi i unifikimit gjuhësor të vendit etj.
Për ti realizuar këto objektive qeveritë sjellin ligje me të cilat përcaktojnë si përdoren gjuhët
Politikat gjuhësore kanë për themel principin e individualitetit.
Me këtë parim shteti njeh në tërë territorin e tij një ose më tepër gjuhë zyrtare të cilat përdoren në administratë duke ia dhënë mundësinë e përzgjedhjes dhe përdorimit secilit qytetar.
Politika gjuhësore në një shtet për bazë i ka këto komponente:
-numrin e folësve të asaj gjuhe
-numrin e institucioneve parashkollore, shkollave fillore dhe të mesme
-numrin e mediumeve të shkruara, të televizioneve, produksionit të filmave në atë gjuhë, numrin e teatrove,
-numrin e studentëve në atë gjuhë dhe universiteteve.
Gjykuar sipas këtyre kritereve nuk ka dyshim se gjuha shqipe se e ka merituar vendin e saj të nderit edhe në federatën e kushtetutës së vitit 1974 deri në vitin 1989 ku Kuvendi i Maqedonisë me Amandamentin 56 e anuloi këtë të drejtë dhe imponoi sistem njëgjuhësor të maqedonishtes.
Në librin e tij “Paqëbërësit dhe fundi i lidershipit amerikan në Ballkan” lehtësuesi Xhems Perdju, shkruan se ne si negociatorë nuk arritëm madje edhe vet Perdjun ta bindim se kërkesat tona nuk janë të tepërta dhe se duhet të bëjmë kompromise gjuhësore: prej popullit autokton në Ballkan të shndërrohemi në numër arithmetikor në Maqedoni-përqindje e 20!
Por, shkruan Perdju, mbeti bindja se çështja e gjuhës nuk u zgjidh!
ÇKA I THA DEMA KADRISË?
Kur Zaevi na ftoi që të shkojmë në Evropë prej vitit 2016-2018 dhe në NATO na premtoi se në Parlament do ta mbeshtes nismën për ndryshimin e Kushtetutës në pjesën e gjuhës shqipe në mënyrë që pre 20 –ta e përqindjes përsëri të bëhemi popull autokton, popull shumë i vjetër, në Ballkan. Ne ia plotsuam dëshirën e tij vendin ta quajmë Republika e Maqedonisë së Veriut.
Evropa atëherë na tha se poqese Zaev ia ndron vendit emrin ai do të bëhet nobelist dhe vendi-hop në NATO dhe BE. Ne e mbajtëm fjalën por Zaev dhe Evropa jo! Evropa e gënjeu Zaevin dhe ai na gënjeu neve!
Më 23 janar 2019 kryeministri i Maqedonsië së veriut kërkoi nga Komisioni i Venedikut të hartojë një opinion në dritën e standardeve evropiane dhe parimeve të sundimit të ligjit, parimeve për përdorimin e gjuhëve (në vijim “Ligji për gjuhët”) i sjellur në vitin 2018, poashtu opinion për alternativën e Nenit 8 (CDL-REF(2019)019).
“Kur e dakorduam ( në Qeveri-vërejtja ime)Ligjin për gjuhët mbetën të kontestueshme dy dispozita: përdorimi i gjuhës në kartëmonedha dhe në uniformat e ushtrisë. Sepse kishte juristë në atë kohë që na tregonin se ato mund të jenë kundërkushtetuese dhe eventualisht mund të binin në Gjykatën Kushtetuese” deklaroi atëherë Zavendëskryeministri për çështje evropiane.(Koha, 5.09.2019) Sepse kishte protagonist që konsideronin se edhe ato( nene-shënimi im) duhet të jenë, atëherë dakordsuam se është më mirë një organ ndërkombëtar,neutral, objektiv ta thotë këtë.
Pushteti do t’i respektojë sugjerimet e Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Do të krijohet revidim konkret nga Ministria kompetente e drejtësisë, bashkë me ekspertët të cilët punojnë, në mënyrë të saktë siç atë e sugjeron Komisioni i Venecias dhe pastaj do të dërgohet në Parlament për miratim”, ka thënë dje Zaev.portalb 08.12.2019
Nga kjo përfundohet se në nivel të koalicionit BDI-LSDM kanë qenë të vetëdijshëm për kundërkushtetushmërinë e neneve që Komisioni i Venedikut i konteston dhe Gjykata Kushtetuese ka hapur lëndë.
Fronti Evropian nga qeveria e mëparshme mos të protestojë kundër vendimeve të veta por shqiptarëve tu sqaroj pse e yhdukët gjuhën shqipe?

Pushteti do t’i respektojë sugjerimet e Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Do të krijohet revidim konkret nga Ministria kompetente e drejtësisë, bashkë me ekspertët të cilët punojnë, në mënyrë të saktë siç atë e sugjeron Komisioni i Venecias dhe pastaj do të dërgohet në Parlament për miratim”, ka thënë dje Zaev.portalb 08.12.2019