Partia e Majta sot ka dorëzuar interpelancë për kryetaren e komisionit për punë sociale Ilire Dauti për bllokimin e ligjit për branitellat
Sipas partisë së Apasievit Ilire Dauti po shkel Rregulloren duke mos e vendosur ligjin për rend dite në diskutim në komision.
Në të njejtën formë dauti veproi edhe gjatë kësaj jave ku kundërshtoi kërkesën e deputetet së LSDM-së që në rend dite të jetë Ligji për branitellat. Interpelancë për Dautin kishte paralajmëruar kohë më parë edhe VMRO-ja si një ndër opsionet e mundshme. Kurse LSDM-ja ka kërkuar thirrjen e komisionit për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit për te diskutuar për përgjegjësinë e kryeparlamentarit për rastin konkret.