Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se çmimet e shitjes me pakicë në muajin tetor, kur u zbatua masa e qeverisë, u “ulën” vetëm me 0.1%, thonë nga LSDM.

“U vërtetua ajo që tha LSDM-ja dhe ajo që qytetarët e ndjejnë çdo ditë – nuk ka ulje çmimesh në tregje. Një rrënim i masave të qeverisë, i cili rezultoi se nuk pati efekt dhe nuk dha rezultat.

Prandaj, Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-ja duhet ta zëvendësojnë inatin politik duke pranuar propozimin e LSDM-së për heqjen e TVSH-së në ushqime, me të cilën qytetarët realisht do të kursejnë deri në 2000 denarë në muaj”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se pakoja e tri masave të LSDM-së do të thotë paga më të larta dhe çmime më të lira të produkteve ushqimore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume