Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në konferencën e sotme për “Luftë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, shpalosi një detaj nga jeta private, përcjell TV21. Fetai tha se sot i bërtiti gruaja, pasi nuk ia kishte ndërruar gomat veturës së saj.

“Ju lutem më ndihmoni në mirëseardhje, ministër i nderuar Fetai. Faleminderit Xheni. Duket se bora ka shkaktuar probleme në shumë pjesë të Europës. Këtë mëngjes u zgjova duke më bërtitur gruaja ime, sepse nuk i kemi ndërruar gomat e veturës së saj në Belgjikë. Nuk mundi t’i dërgonte fëmijët në shkollë”

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume