Sulmuesi brazilian Neymar dhe klubi i tij aktual Al Hilal, kanë marrë vendimin përfundimtar as i përket të ardhmes së lojtarit.

Pas disa kthesave sa i përket situatës së njërit prej lojtarëve më të famshëm në botë, vendimi final për të ardhmen e Neymarit me Al Hilalin më në fund është zbuluar.

Lëndimi serioz që pësoi një vit më parë duke përfaqësuar Brazilin, muajt e tij jashtë futbollit dhe një lëndim i pësuar së fundmi, ka bërë që klubi arab të raportohet se dëshiron të ndajë rrugët me të.

Por, pyetja e madhe është: Cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Neymar?

Këtë lajm e ka zbuluar gazetari argjentinas Cesar Luis Merlo, i cili ka konfirmuar kalimin e Neymarit tek Santosi përmes një postimi në X.

“Neymar, i gatshëm të rikthehet tek Santos. Klubi kë bëri debutimin e tij ka arritur një marrëveshje me lojtarin 32-vjeçar”.

“Bisedimet janë duke u zhvilluar për të përfunduar largimin e tij nga Al Hilali dhe plani është që të njoftohet lëvizje sa më parë”, ka shkruar Merlo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume