Lionel Messi nuk do të jetë më i pranishëm në fushat e blerta duke dhuruar spektakël deri në vitin e ardhshëm.

Saktësisht, ylli argjentinas do të rikthehet në aksion në muajin shkurt.

Sezoni me Inter Miamin ka përfunduar, kurse tetë herë fituesi i Topit të Artë i përfundoi edhe angazhimet me kombëtaret e Argjentinës.

Gjatë këtij viti me Argjentinën dhe Inter Miamin ai fitoi Copa American dhe Supporters Shield.

Messi shënoi 30 gola dhe dhuroi 19 asistime në 38 ndeshje të këtij viti sa luajti.

“Jemi të uritur për më shumë sezonin tjetër”, ishin fjalët e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume