Shkup, 04.11.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska dhe ud. drejtori i Ndërmarrjes Publike “Drislla” Nenad Josevski ka vizituar deponinë “Drislla”. Gjatë kësaj vizite u diskutua për rëndësinë e investimeve në landfill, me qëllim që ai të jetë plotësisht funksional dhe të ofrojë shërbime më të sigurta dhe më efikase.
Ministri Mexhiti theksoi nevojën e mbylljes së deponisë, para së gjithash për arsye sigurie, dhe kjo do të mundësojë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik. Ai theksoi se investimet e nevojshme do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe do të kontribuojnë në menaxhimin më të mirë të mbetjeve në rajon.
Kjo vizitë theksoi përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe ofrimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.
—
* Почитувани колеги,
Ве замолуваме Вашите новинарски прашања да ги доставувате до Министерството на овој меил, со цел да ви бидат побрзо и навремено одговорени. Ви благодариме однапред!
——————————————————————————–
*Të nderuar,
Ju lusim që pyetjet tuaja drejtuar Ministrisë t’i dërgoni në këtë mail adresë, për t’u përgjigjur më shpejtë dhe në kohë. Ju falënderojmë paraprakisht!