Kryeministri Mickoski tha se ndihma ndaj Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, është momentale dhe jo afatgjate. Sipas tij sasia e siguruar e lëndës djegëse është e mjaftueshme për 10 ditë ose tre javë dhe jo më shumë. Mickoski paralajmëroi blerjen e autobusëve të rinj.
“Këto 250.000 litra do të mjaftojnë për 10 ditë, 2 javë, 3 javë, por nuk do ta zgjidhin problemin përgjithmonë. Jemi ende duke analizuar se sa është fuqia e disponueshme e buxhetit për blerjen e 100 dhe 120 autobusëve elektrikë së bashku me 50 e ca karikues, të cilët do të shpërndahet jo vetëm në Shkup për NQP, por edhe për ato komuna ku transporti publik urban është i organizuar sipas proporcionit 80:40 ose ndoshta do të jetë 70:70, do të shohim. Ne ende jemi duke menduar dhe analizuar këtë situatë dhe jam i bindur se së shpejti do të gjejmë një zgjidhje të tillë që do të lehtësojë transportin publik në Shkup”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.